“E urova për fitoren”- Biden mban fjalimin pasi Trump triumfoi në zgjedhje: E rëndësishme që të kemi një transferim paqësor të pushtetit

Nov 7, 2024 | 17:32
SHPËRNDAJE

Presidenti në largim i SHBA-ve, Joe Biden po flet nga Kopshti i Trëndafilave në Shtëpinë e Bardhë, pasi Donald Trump fitoi zgjedhet.

lcimg-0b2dec79-9421-41c3-97c8-252b8ea81c64

Ai thotë se ka përgëzuar Donald Trump dhe Partinë Republikane për fitoren e zgjedhjeve dhe tha se është e rëndësishme që tani ka një transferim paqësor të pushtetit.

“Për më shumë se 200 vjet, Amerika ka kryer vetëqeverisjen më të madhe eksperimentale në historinë e botës,” thotë ai.

“Dje fola me presidentin e zgjedhur Trump për ta uruar për fitoren e tij dhe e sigurova se do ta drejtoj të gjithë administratën time që të punojë me ekipin e tij për të siguruar një tranzicion paqësor dhe të rregullt.  Kjo është ajo që populli amerikan meriton.”

Fjalimi i Biden ishte njëkohësisht qetësues për mbështetësit e tij dhe pajtues për kundërshtarët e tij, raporton BBC.

Qartë synon “uljen e temperaturave”, siç tha ai, pas zgjedhjeve të diskutueshme.

Zgjedhjet, shtoi Biden, janë “gara” me fitues dhe humbës. Në këtë rast, demokratët ishin humbës.

Fjalimi i tij i shkurtër përfshinte gjithashtu një mbrojtje të administratës.

Ne po lëmë pas ekonominë më të fortë në botë. Unë e di se disa njerëz janë ende të lënduar, por gjërat janë më të mira se sa i gjetëm ne.”

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura