Një ngjarje e rëndë është shënuar sot në Tiranë. Një 37-vjeçare ka ndërruar jetë në QSUT, dy ditë pasi humbi foshnjën në bark.
Sipas gazetarit të News24, Igli Çelmeta, ngjarja ka ndodhur të hënën, dy ditë pasi e reja kishte humbur foshnjën që priste ta lindte në matenitetin Mbretëresha Gerladinë.
Pas komplikacioneve, e reja është dërguar nga materniteti në QSUT, por nuk kanë arritur të mbijetojë, duke ndërruar kështu jetë.
Policia ende nuk ka dalë me njoftim zyrtar lidhur me ngjarjen e rëndë.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al