Kryeministri Edi Rama e ka konsideruar një ditë të paharrueshme çeljen e negociatave për grup-kapitullin e parë me Shqipërinë në Konferenca Ndërqeveritare me BE e mbledhur në Luksemburg.
Rama shkruan se Shqipëria u ul plot dinjitet në tryezën e bisedimeve për anëtarësim me Europën e Bashkuar.
Ai shprehu “bindjen më të fortë se kurrë se Shqipëria 2030 do të ngrejë flamurin e Skënderbeut e të Ismail Qemalit në oborrin e Familjes së Europës së Bashkuar në Bruksel.”
“MIRËMËNGJES 😊 dhe me krenarinë e një dite të paharrueshme, ku Shqipëria u ul plot dinjitet në tryezën e bisedimeve për anëtarësim me Europën e Bashkuar, me të gjithë forcën e të vërtetave të arritjeve të mundimshme të këtyre viteve, të cilat morën të gjithë vlerësimin e merituar më në fund, si edhe me bindjen më të fortë se kurrë se Shqipëria 2030 do të ngrejë flamurin e Skënderbeut e të Ismail Qemalit në oborrin e Familjes së Europës së Bashkuar në Bruksel, ju uroj të gjithëve një ditë të re të gëzuar❤️🇦🇱”, shkruan Rama.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al