E kush mund ta mendonte, Linda Halimi bëhet seksi, në pishinë me të dashurin Big D

Jul 1, 2012 | 12:57

Kush do ta mendonte se ajo mund të bëhet një nga femrat më seksi të skenës shqiptare pas kilogramëve të shumtë që kishte pikërisht pasi fitoi çmimin e madh në Top Fest? Këngëtarja kosovare Linda Halimi është kthyer në një seks bombë duke u bërë konkurencë të fortë shumë femrave të njohura të skenës që me vite kërkojnë të mbajnë fronin e femrave më seksi të skenës. Kështu, ajo po bën pushime me të dashurin e saj Big D në disa pishina në Kosovë, ku edhe mban koncerte gjatë sezonit veror.  Ndërsa pas përfundimit të sezonit Linda dhe Big D do të udhëtojnë për një pushim akoma më të nxehtë në Xhamajka, ku pritet të realizojnë ëndrrën e tyre,  të martohen! Po pas martesës, çifti pritet të udhëtojë drejt Shteteve të Bashkuara, ku do të vendosen në shtëpinë e re që kanë blerë atje. ’’Krejt çfarë mund të them, është se po shpërngulem atje. Por se çfarë do të bëj e me se do të merrem, do ta kuptoni këtë fundvit, mirëpo tani për tani e kam të ndaluar të bëj intervista nga menaxhimi atje’’, thekson Linda.

© Panorama.al

Te lidhura