E godet rrufeja në oborrin e shtëpisë, vdes fëmija

Jun 20, 2011 | 9:39

GRAMSH- Nje femije 9 vjecar ka gjetur vdekjen, pasi eshte goditur nga rrufeja teksa ka qene duke luajtur ne oborrin e shtepise. Ngjarja ka ndodhur ne fshatin tervol te Gramshit, gjate mbremjes dhe viktime sipas policise eshte femija me inicialet A.D.

Sipas te dhenave te policise, femija ka qene ne oborr, duke luajtur kur familjaret kane kontstuar se ai ka qene pertoke pa ndjenja.

Megjithe nderhyrjen e menjehershme per ndihme, gjithcka ka qene e kote pasi femija kishte nderruar jete menjehere.

Shkak sipas specialisteve qe bene ekzaminimin e metejshme ishte shkarkimi i rrufese ne zonen ku ndodhej femija.

Sipas mjekeve plaget qe kishte marre ne trup si pasoje e goditjes se rrufese kane qene vdekjeprurese.

© Panorama.al

Te lidhura