S’martohet themeluesi i “Playboy”, pendohet vajza

Jun 15, 2011 | 9:36

Themeluesi i revistës për të rritur, “Playboy”, Hju Hefner, ka lajmëruar se janë anuluar planet për martesën e radhës pasi e fejuara e tij ka ndryshuar mendjen.

85 vjeçari, Hefner, planfikonte të martohej me 25 vjeçaren, Kristal Harris, të shtunën në vilën e tij në Los Angjelos, ndërsa të ftuar ishin 300 veta.

Hefner kishte zgjedhur rrjetin social, Tëitter, që të lajmoëroj se “Harris e ka ndryshuar mendjen” dhe se martesa është anuluar, citon sot REl.

Hefner kishte lajmëruar në dhjetor të vitit të kaluar se planifikon të martohet me Harris e cila kishte pranuar të fotografohej si modele në revistën, “Playboy”.

Kjo martesë do të ishte e treta për Hefner, i cili njihet në tërë botën si përson që e përkrah lirinë seksuale dhe të drejtat civile individuale.

© Panorama.al

Te lidhura