“E di që njerëzit thonë pse nuk shkarkohet Pep”, Guardiola i papërmbajtshëm: Çfarë prisnin, që gjithçka është me tapetin e kuq? Nuk ka asnjë ekip në botë kështu

Nov 29, 2024 | 20:06
SHPËRNDAJE

Pep Guardiola është shfaqur sot para mediave i gatshëm të bëjë luftë të hapur me të gjithë ata që kritikonin Mançester Sitin apo zgjedhjet e tij. Tekniku spanjoll ka bërë të qartë se në këtë moment krize, duhej kujtuar gjithmonë se Siti vinte nga një dominim absolut në dekadën e fundit dhe se luhatjet e tilla do të ishin normale herët apo vonë.

guardiola5

“Padyshim nuk është e këndshme, por çfarë pritnin? Që gjithçka është me tapet të kuq? Që gjithçka është e lehtë dhe e këndshme? Është e lehtë kur fiton 10, 12 ndeshje radhazi, të gjithë janë në formë, të gjithë janë në maksimum dhe të gjithë janë 26, 27, 28. Kur gjithçka shkon mirë, atëherë po që është e lehtë. Tani më duhet të tregoj sa vlej.

Në karriera të gjata, 9, 10, 11 vite, ti përjeton çdo lloj situate. Ne kemi humbur 5 ndeshje, barazuar të fundit ku duhej të kishim fituar, por në futboll ndodh ndonjëherë. Duhet ta pranoj, Asnjë ankesë, asnjë fajësim, asnjë tregim me gisht. Nuk duhet të largohesh nga përgjegjësitë. Unë kam absolutisht gjithçka mbi shpatulla, e kam dhe e dua një përgjegjësi të tillë.

Në këtë klub futbolli duhet të fitosh. Nëse jo, do të jesh në telashe. Unë e di që njerëzit do të thonë “përse Pep nuk është në telashe, përse Pep nuk shkarkohet?” Unë kam këtë lloj diference me të tjerët për shkak të asaj që kemi bërë në tetë vite radhazi. Njerëzit kanë besim te unë.

Ajo që është e sigurt është që unë dua të qëndroj. Por në momentin e parë që ndjej që nuk jam pozitiv për klubin, një tjetër do të vijë.

Në një periudhë dhjetëvjeçare, ne jemi këtu. Më thoni cila skuadër në botë ka qenë kaq e qëndrueshme në 10 vite? Nuk ekziston. As në NBA, tenis, golf, në asnjë lloj sporti.

Ne do të kthehemi, këtë e di, Thjesht nuk di kur.

Në situatën në të cilën gjendemi, nuk është reale që të mendosh për objektiva madhorë. Situata të bën të mendosh për ndeshjen e radhës dhe çfarë mund të bëj të ndihmoj lojtarët. Unë nuk dua të vrapoj, unë e kërkova këtë mundësi, unë dua të jem këtu dhe të rindërtoj ekipin në shumë aspekte që nga ky moment e deri në fund të sezonit, deri në fund të sezonit tjetër”, tha ndër të tjera Guardiola para mediave në konferencën e sotme.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura