E ardhmja e Erjon Bog-danit me shumë gjasa do të jetë jashtë Italisë. Ky është lajmi i fundit që mbërrin nga kampi i Çesenës, skuadrës ku sulmuesi shtatlartë shqiptar ka luajtur në sezonin e fundit. Klubi romanjol ka marrë Guilerme Rodriguez, i cili ka luajtur për skuadrën e Penarol, por për t’i bërë atij një vend në skuadër do të duhet të largojnë dikë. I përzgjedhuri është Bogdani, i cili për momentin ka oferta nga disa klube, si Novara, Padova dhe një skuadër nga jashtë Italisë. Ndërsa interesi i Novarës është zbehur disi ditët e fundit, mediat italiane flasin me siguri se shqiptari nuk do të shkojë te Padova.











