
E përdithsmja zvicerane, njëra prej më polemizueseve në vigjilje të përballjes mes Zvicrës dhe Shqipërisë mendon se kombëtarja shqiptare është duke “spiunuar” stërvitjen e përfaqësueses zvicerane.
Në imazhet e fundit të përcjella nga stërvitja e kombëtares helvete, është fotografuar një person i cili ndjek stërvitjen nga lartësitë e një pallati që ndodhet shumë afër stadiumit, “Sëissporarena”, ndërsa dyshimi i Blick është spiunazhi.

Ndërkohë në stërvitje, Xherdan Shaqiri është parë me këpucët e tij të famshme “treflamurëshe” me atë të Zvicrës, të Kosovës dhe flamurin kombëtar kuqezi.
Ylli tjetër i kombëtares zvicerane, Granit Xhaka është parë mjaft i relaksuar pak orë para fillimit të ndeshjes.
Ndërkohë, tifozë shqiptarë janë përpjekur të qetësojnë disi situatën e krijuar në prag të ndeshjes, ndërsa kanë bërë fotografi me trajnerin e Zvicrës Hitcfeld dhe pesëshen shqiptare, Shaqiri & CO.
















