Gjykata Supreme e Rumanisë ka konfirmuar të mërkurën se ish-kryeministri Adiran Nastase do të kryeje dy vjet burgim, për shkak të korrupsionit.
Nastase, kryeministër majtist në periudhën 2000-2004 është figura më e lartë zyrtare që burgoset, që nga rënia e komunizmit.
Prokurorët thonë se Nastase ka abuzuar me 2 milionë dollarë nga buxheti i vitit 2004. Ai ka humbur zgjedhjet nga presidenti aktual, Trajan Bashesku.
Kryeministri aktual, Viktor Ponta është nën presion për të dhënë dorëheqje, për shkak të akuzave për plagjiature.
© Panorama.al











