TIRANE – Tre persona janë arrestuar nga Policia e kryeqytetit ditën e djeshme me akuzat për vjedhje me dhunë. Sipas Policisë, efektivat e Komisariatit të Policisë Nr.4 të mundur bënë të mundur zbardhjen dhe identifikimin e autorëve të një vjedhjeje me dhunë, të kryer nën kërcënimin e armës e ndodhur në afërsi të rrugës “Siri Kodra” në Tiranë. Sipas burimeve nga Policia, pas hetimeve të kryera është bërë arrestimi i shtetasve Algert Ramazan Hoxha, 21 vjeç, banues në Tiranë dhe Fatlum Muharrem Kraja, 18 vjeç, banues në Tiranë. Sipas burimeve zyrtare, shtetasit e mësipërm dyshohet se i kanë vjedhur nën kërcënimin e armës motorin, shtetasve Fatmir Murataj dhe Ilir Mala, duke i goditur ata me qytën e pistoletës dhe më pas duke shtënë në ajër e duke u larguar. Policia tha se pas ngjarjes filluan hetimet mbi bazën e të cilave është bërë kapja e shtetasve të mësipërm, si dhe është bllokuar motori që kanë vjedhur në cilësinë e provës materiale. Në lidhje me ngjarjen, materialet hetimore të përpiluara në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për konsumim të veprës penale të vjedhjes me dhunë. Po dje, efektivat e Komisariatit të Policisë Nr.1 kanë bërë arrestimin e adoleshentit me iniciale E. R. 16 vjeç, banues në Sauk-Tiranë dhe kanë shpallur në kërkim shtetasit A. Z. vjeç 17, banues në kryeqytet. Kjo pasi ata akuzohen se më datë 19.07.2012, rreth orës 23:00, në rrugën “Faik Konica”, shtetasi A. Z. i ka vjedhur me dhunë telefononin e markës I Phone 4S, me ngjyrë të bardhë, një shtetaseje nga Tirana. Një ditë më vonë, më datë 20.07,2012, shtetasi E. R. i ka blerë kundrejt shumës së 1000 mijë lekëve telefononin e markës I Phone 4S, me ngjyrë të bardhë, për të cilin ka pasur dijeni se ky telefon i ishte i vjedhur shtetases S. K., pasi ka qenë pranë vendit të ngjarjes në kohën e kryerjes së saj.











