Vancouver – “Beni dashuri, mos beni lufte”. Thirrja lutese e shume viteve me pare eshte stampuar ne nje foto gati magjike, qe ka bere sa hap e mbyll syte xhiron e botes.
Dy të rinj, në kulmin e përleshjeve mes forcave policore dhe protestuesve ne Vancouver ‘harrohen’ ne nje puthje te zjarrte faqe te gjitheve.
Tifozët e skuadrës së hokejit Canucks, të xhindosur nga humbja e skuadrës së tyre me rezultatin 4-0 përballë Bostonit në finalen e Stanley Cup, dolën në rrugët e qytetit duke kryer akte vandale.
Fotoja eshte realizuar nga Getty Images e shume shpejt eshte zbuluar edhe identiteti i dy te rinjve, te cilat pas kesaj nuk e kane fshehur entuziazmin teksa kane rrefyer per mediat se si u gjenden mes rebelimit, ne krahet e njeri tjetrit.
© Panorama.al











