Dy sulme me bombë në Afganistan: 12 të vrarë

Sep 1, 2012 | 17:05

Zyrtarët në Afganistanin qendror thanë se dy autorë sulmesh me bombë kanë shkaktuar 12 të vrarë dhe kanë plagosur mbi 50 të tjerë pranë një baze të NATO-s. Një zëdhënës i guvernatorit të provincës Wardak tha se sulmet ndodhën sot në distriktin Sayed Abad të provincës.

Autoritetet thanë se sulmi i parë u krye nga një militant që e kreu atë në këmbë, i pasuar nga një yjetër shpërthim me kamion bombë. Sipas tyre, mes të vrarëve ishin disa civilë dhe një polic afgan. Ata thanë se në këto sulme nuk u vra asnjë anëtar i forcave të koalicionit ndërkombëtar. Përgjegjësinë për këto sulme e morën talebanët.

Në një tjetër incident, NATO tha se dy ushtarë amerikanë u vranë sot në një sulm të kryengritësve në provincën Grazni. (voa)

© Panorama.al

Te lidhura