Gostivar, vriten nga një polic 2 të rinj shqiptarë

Feb 28, 2012 | 16:56

Dy të rinj shqiptarë janë ekzekutuar me armë zjarri këtë të martë në Gostivar.

Sipas mediave shqiptare në Maqedoni, akti i shëmtuar mësohet se ka ardhur për motive krejtësisht banale.

Besnik Shehapi, 26 vjeç, dhe Imran Mehmedi, 30 vjeç, janë vrare nga nje polic maqedonas, Jakim Trifunovski, 39 vjeç, i cili ne momentin e krimit nuk ka qene ne detyre.

Dy të rinjtë janë vrarë në afërsi të sallonit të mobiljeve “Montenegro”, ndërsa ende nuk ka informacione lidhur me motivet e vrasjes, dhe nëse dy të rinjtë janë qëlluar me armën zyrtare të policit.

Kqyrjen e vendit të ngjarjes e kanë bërë gjykatësi hetues, Prokurori dhe policia e Gostivarit.

© Panorama.al

Te lidhura