Ardit Çuni, çerekfinalisti i ‘’X Factor’’, i njohur si ‘’Tarkani shqiptar’’ për mënyrën e performancës, si dhe pjesëmarës në “Top Fest 9” me këngën ‘’Po të jesh i dashuruar’’ dhe Matilda Shushari, finaliste e ‘’X Factor Albania”, pjesëmarrëse dhe fituese e shumë çmimeve nëpër evente të ndryshme kombëtare, kanë vendosur që të bashkëpunojnë dhe të sjellin një projekt nga “Sebastian Production”. ‘’Ambicie mund të kemi të gjithë, por puna është nëse i ke kushtet. Në këtë rast, them talentin dhe aftësinë. Më vjen keq që talentet e reja kanë shumë pak mundësi publikimi në vendin tonë’’, thekson Arditi, ndërsa Matilda shton: ‘’Është një terren i vështirë ku duhet të zgjedhësh me kujdes rrugën që shkel. Megjithatë, ka probleme edhe në mungesën e menaxhimit të talenteve më të mirë. Mungojnë menaxherët dhe kritikat profisonale’’, thekson Matilda. Ndërsa rreth bashkëpunimit, ata tregojnë: ‘’Isha unë ai që ia bëra ofertën i pari Matildës dhe arsyeja ishte sepse të dy ishim shquar për interpretimin dhe performancat, ndaj mendova pse jo një bashkëpunim të fuqishëm’’, thekson Arditi.











