Dy muaj shtatzënë, Gjyste Vulaj: Vjehrrës do ia plotësoj dëshirën me një nip

Jul 29, 2012 | 12:37

Dyshimet për një shtatzëni të re te këngëtarja e njohur dolën para disa muajve, kur ajo u shfaq me disa kilogramë më shumë në një koncert, ndërkohë që fustani ia nxirrte në pah barkun e plotë. Pasi doli ky lajm, si duket Gjyste Vulaj vërtet kishte menduar të zgjeronte familjen pas vajzës Rozanës, e cila tashmë po kalon moshën e adoleshencës. Gjatë qëndrimit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Gjyste Vulaj në një intervistë atje kishte theksuar se angazhimet e shumta muzikore nuk i japin kohë që ajo dhe Sokoli të mendojnë për ndonjë fëmijë të dytë, por që me siguri do të vijë dita kur ajo do t’ia plotësojë dëshirën vjehrrës së saj dhe t’i japë një nip. E vërteta është se kohën e ka shumë të limituar, pasi çdo ditë ka angazhime, koncerte e mbrëmje muzikore si dhe dasma, sidomos në lokalin e saj në Ulqin, ku gjatë gjithë sezonit veror  është e angazhuar. Po t’i hedhësh një sy profilit të saj, është përplot me data të aranxhuara të cilat duhen përmbushur. Para disa javësh, ne i kërkuam disa foto të reja Gjystes, e cila ishte tepër e gatshme për të na e plotësuar këtë kërkesë, por na kërkoi pak kohë për shkak se kishte shtuar peshë. Ndërsa ne nuk arritëm të mësojmë të vërtetën pse ajo ka shtuar peshë, kur gjithmonë është në lëvizje dhe gjithnjë është munduar të mbajë linja seksi. Dhe ja ku vjen lajmi i ri se këngëtarja Vulaj është dy muaj shtatzënë. ”Ia plotësova vjehrrës sime dëshirën e madhe, në fillim të shkurtit të vitit tjetër me qenë shëndoshë, dhuratën e shumëpritur do ta marrë në duar gjyshja vetë. Ndiej një kënaqësi të papërshkruar”, thuhet në statusin e këngëtares drejtuar miqve dhe familjarëve të saj.

© Panorama.al

Te lidhura