Durrës, sherr me thika, plagosen rëndë 2 të rinj

Aug 18, 2011 | 21:44

Dy të rinj mbetën të plagosur pas një sherri ku u përfshinë tre persona. Ngjarja ka ndodhur në Durrës në lagjen 15 të qytetit bregdetar. Nga të dhënat e para mësohet se 2 të plagosurit janë në gjendje të rëndë për jetën, ndërsa janë transportuar menjëherë për në spitalin Ushtarak Në Tiranë.

Të rinjtë janë identifikuar me inicialet B.H, 17 vjeç, A.L, 17 vjeç dhe F.P, 17 vjeç, i cili mendohet që të jetë edhe autori i plagosjes.

Polcia është në vendngjarje ku ka nisur menjëherë punën për zbardhjen e plotë të shkaqeve që çuan në sherr.

© Panorama.al

Te lidhura