Rama: Taksim të ndershëm, jo taksë të sheshtë

May 16, 2012 | 21:47
Rama

DURRES- Me shume te pasur qe paguajne per shtetin dhe me pak te varfer ka premtuar kreu i PS-se, Edi Rama deri ne fund te mandatit te pare te socialisteve ne pushtet.

Duke folur nga Durresi, gjate takimit me sipermarresit ne tryezen e programit per nje Rilindje Shqiptare, Rama ka theksuar se shteti nuk do mbledhe me para per pushtetin.

Ne profilin e tij ne Twitter, duke pasqyruar takimin Rama shkruan se angazhimi kryesor mbetet clirimi i biznesit nga tryesnia e tmerrshme e pushtetit politik.

“Asnje biznesmen s’do kete me frike te jete krenar per suksesin e vet, te reklamoje produktin e punes e te kritikoje qeverine per cka nuk shkon”- shkruan Rama.

Ai ka perseritur premtimin per heqje te referencave, shkaterrim te monopoleve, nje sistem fiskal qe nuk nderron cdo muaje dhe nje administrate qe sherben e nuk rrjep.

© Panorama.al

Te lidhura