DURRES- Pak kohe pas lajmit per venien ne pranga te te dyshuarit kryesor per vrasjen e kryekomisar Adem Tahiraj, Policia e Durrësit ka dhene detaje te reja rreth ngjarjes.
Sipas policise, shefi i komisariatit te Shijakut, shoqeruar nga dy punonjes te tjere te policise ka qene gjatë një kontrolli në zonën mes Sallmones dhe Katundit të ri në Durrës për identifikimin e automjeteve me mungesë dokumentacioni.
Gjate kontrollit të makinës së nipit 17 vjecar te Ilir Xhakjas, është evidentuar mangësi në dokumentacion dhe për këtë është vendosur që 17-vjeçari të shoqërohej në komisariat.
Në momentin që 17-vjeçari po shoqërohej në polici ka mbërritur në vendngjarje daja e tij Ilir Xhakja me një makinë tip benz me targa BG 145 HB I cili ka nisur të debatojë me shefin e komisariatit të Shijakut Adem Tahiri.
Sipas policise, debati mes kryekomisarit dhe autorit është nxehur dhe ky i fundit ka nxjerë një pistoletë dhe ka qëlluar 5 herë drejt Tahirit duke e lënë të vdekur në vend. Për pasojë është e plagosur në këmbë edhe një kalimatare e cila është shtetësja Eleni Ndoka. Pas krimit ata kane lene automjetet dhe jane janë larguar.
© Panorama.al











