Durrës, Noka: Masa për sigurinë e pushuesve

Jul 27, 2012 | 10:43
Flamur Noka

DURRES- Ministri i Brendshëm, Flamur Noka kerkoi nga autoritetet ne Durres marrjen e gjithe masave te nevojshme per garantimin e sigurisë së emigrantëve dhe pushuesve.

Deklarata u be gjate nje vizite inspektuese qe Noka beri ne terminalin e pasagjerëve në Portin e Durrësit.

“Të respektohen rregullat e qarkullimit rrugor dhe tolerancë zero për oficerët që nuk përmbushin detyrimet”- tha ministri.

Ai theksoi se janë marrë të gjitha masat për mbarëvajtjen e punës me rritjen e fluksit të emigrantëve që kthehen në Shqipëri për pushimet e verës.

Porti i Durrësit konsiderohet porta hyrëse me e madhe e Shqipërisë, nderkohe qe terminali i ri u përurua pak ditë më parë nga kryeministri Berisha. Terminali i ri përbëhet nga një sipërfaqe sheshesh prej 65 mijë m2 , nga ndërtime me sipërfaqe 25 mijë m2 dhe nga 4500 m2 godina të pasagjerëve.

© Panorama.al

Te lidhura