Durrës, ndëshkime për zaptuesit e plazheve

Jul 7, 2011 | 17:21

Drejtoria Tatimore e Durrësit në bashkëpunim me policinë dhe pushtetin lokal kanë nisur sot një aksion për të liruar hapësirat publike të zaptuara në zonën e plazhit. Aksioni pritet të shtrihet në të gjithë zonën, në Durrës dhe Kavajë.

Sipas të dhënave të Drejtorisë janë  rreth 40% e plazheve të zaptuara forcërisht, ndërsa ato që janë të licensuar kanë zaptuar disa metra më shumë në mënyrë të kundraligjshme.

Këtë vit masat për abuzuesit dhe shkelësit e ligjit mësohet se do të jenë më të ashpra, nga gjoba, konfiskim të mallit apo masa të tjera ndëshkuese.

 

© Panorama.al

Te lidhura