
DURRES- Një 19- vjeçar, i cili kishte zgjedhur qytetin e Durrësit për të pushuar, humbi jetën ndërsa u mbyt në det.
Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur “Sektori Rinia”, ku i riu ka hyrë në det dhe nuk ka mundur të dalë më që andej.
Viktima, që u transportua menjeherë për në morgun e qytetit të Durrësit, është identifikuar si Olsi Shero, 19 vjeç nga Vora.
Ende nuk dihen rrethanat dhe shkaqet, që çuan në humbjen e jetës së 19- vjeçarit. Policia pasi ka mbërritur në vendngjarje ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të saj.
© Panorama.al











