Durrës, gjendet trupi i pajetë i një mashkulli

Jun 6, 2012 | 14:22

Banorë të zonës së Bisht Pallës në Durrës kanë gjetur sot në breg të deti trupin e pajetë, te dekompozuar të një mashkulli, te moshës rreth 40- vjeç.

Pas marrjes së njoftimit, policia ka mbërritur në vendngjarje, ku ka nisur dhe hetimet për identifikimin dhe zbardhjen e motiveve te vdekjes.

Nga të dhënat e para mësohet se policia ka mundur të identifikojë vetëm gjininë e kufomës, i cili mban të veshura në trup vetëm pantallona dhe këpucë.

Efektivat e policisë po vijojnë punën për identifikimin e kufomës dhe zbulimin e shkaqeve qe kane çuar ne vdekjen e tij.

 

© Panorama.al

Te lidhura