Identifikohet trupi i pajetë i gjetur në Durrës

Feb 23, 2012 | 18:40

DURRËS- Familjarët kanë identifikuar sot trupin e pajetë të një mashkulli i cili u gjet në mëngjes në bregdetin e Durrësit.

Dine Bulsaku, 70 vjeç, sipas familjarëve vuante nga skleroza dhe shpesh largohej nga shtëpia.  Sipas policisë, vdekja e 70 vjeçarit ka qenë aksidentale.

Ai u gjet mëngjesin e sotëm nga kalimtarët në zonën e Currilave, të cilët kanë njoftuar më pas policinë.

Trupi i pajetë u dergua fillimisht në morg, në pritje të ekzaminimeve dhe autopsisë.

© Panorama.al

Te lidhura