DURRES/ Gjendet i mbytur 60-vjeçari

Aug 22, 2012 | 13:00

DURRES- Një shtetas nga Kosova është mbytur pasditen e djeshme, teksa ishte duke notuar në ujërat e detit Adriatik. Policia njoftoi se ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:30, në sektorin “Hekurudha”, ndërsa viktima është shtetasi Rrahim Zushi, 60 vjeç. Ky i fundit kishte hyrë në ujë për të notuar, por nuk ka dalë më i gjallë prej tij. Kanë qenë qytetarë të rastit, të cilët bënin shëtitje bregut të detit, që konstatuan trupin e pajetë të 60-vjeçarit. Ata sinjalizuan menjëherë Policinë. Blutë mbërritën në vendin e ngjarjes dhe me anë të një autoambulancë transportuan trupin e pajetë të Rrahimit drejt morgut të spitalit të Durrësit. Ekspertët e Policisë që po punojnë për zbardhjen e shkaqeve të ngjarjes, bënë të ditur se 60-vjeçari ka gjetur vdekjen si pasojë e mbytjes.                                l.m

© Panorama.al

Te lidhura