Durrës, gjendet e pajetë një foshnje në shtëpinë e fëmijës

Jul 7, 2012 | 13:19

Një foshnje 3- muajshe është gjetur e pajetë në shtrat brenda ambienteve të shtëpisë së fëmijës në Durrës.

Mësohet se foshnja ishte braktisur më parë nga e ëma në maternitetin e Durrësit. Ende nuk ka asnjë të dhënë lidhur me shkaqet që kanë çuar në vdekjen e foshnjes.

Policia është në vendngjarje, ndërsa ka nisur hetimet për identifikimin e prindërve të fëmijës, dhe zbulimin e shkaqeve që kanë shkaktuar vdekjen e fëmijës.

© Panorama.al

Te lidhura