Një 50- vjeçar u aksidentua për vdekje mbrëmjen e së premtes në zonën e plazhit në Durrës.
Një makinë ka përplasur për vdekje kalimtarin, Safet Karafili. Aksidenti ka ndodhur në afërsi të stacionit të autobusëve në lagjen 13 të qytetit bregdetar.
Personat që kanë aksidentuar viktimën e kanë dërguar menjëherë në spital atë, por nuk ka mundur t’i shpëtojë plagëve të marra. Policia po heton për rrethanat në të cilat ka ndodhur aksidenti.











