DURRES- Një shtetas kosovar eshte ekzekutuar me arme zjarri ne Durres, nga persona ende te paidentifikuar. Ngjarja ka ndodhur ne zonen e njohur si “Shkëmbi i Kavajës” dhe sipas policise viktima eshte identifikuar si shtetasi Skënder Spahiu 44 vjeç.
Ai mesohet se është qëlluar për vdekje me armë zjarrin para pallatit ku banonte me qira.
Policia qe ka shkuar menjehere ne vendin e ngjarjes ka nisur hetimet per zbardhjen e saj, por ende nuk ka te dhena rreth motiveve te krimit dhe as te dyshuar per autore te kesaj ngjarjeje.











