Kryeministri Edi Rama ka publikuar një foto komike me Komisionerin për Zgjerimin, Oliver Varhelyi, ku shfaqet para Pallatit të Kongreseve, ku u mbajt Samiti BE-Ballkani Perëndimor.
“Duke shty procesin”, shkruan Rama, duke iu referuar procesit të anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.
Kujtojmë se udhëheqësit e vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe përfaqësuesë të Komisionit europian dhe institucioneve financiare ndërkombëtare, u mblodhën sot në Tiranë për të diskutuar rreth Planit të rritjes që Komisioni europian ka ofruar për rajonin.
Brenda këtij viti syonhet të vihen në zbatim disa projekte që lidhen me sistemin e pagesave, me reduktimin e procedurave të qarkullimit të mjeteve dhe mallrave, inovacionin apo ofrimin e internetit në hapësira publike në të gjithë rajonin.
Në takim nuk mori pjesë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i cili ndodhet për vizitë në Irlandë.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al