
Mirash Bregu kishte 1 muaj në mal bashkë me vajzën dhe dy djemtë.
Vajza 14-vjeçare i kërkoi të ktheheshin nga stani në shtëpi.
Krimi brenda familjes trondit zonën e Shllakut. Babai vret vajzën 14 vjeçe dhe më pas vetëvritet në shtëpinë e tyre në mal, ku ruanin bagëtitë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 14:30 të ditës së djeshme, në fshatin Arrë të komunës Temal, në kufi me rrethin e Tropojës. Mirash Bregu, 47 vjeç, ka qëlluar për vdekje me një armë gjahu çifte vajzën e tij, Marjana Bregu, 14 vjeçe, dhe më pas ka qëlluar edhe veten. Mendohet se një debat mes të atit dhe vajzës që kërkonte të kthehej në fshatin Bardhej të Shkodrës, aty ku jetonin prej vitesh, ka qenë shtysa e këtij krimi. Megjithatë, policia thotë se po heton dhe shkaku i saktë do të dalë pas ekspertizës mjekoligjore mbi trupin e viktimave dhe dëshmive të familjarëve të tyre. Në momentin e krimit, buzë rrjedhës së një lumi në fshat, qenë vetëm babë e bijë në shtëpi, duke marrë me vete në varr dhe motivet e kësaj tragjedie. Mirashi, bashkë me vajzën dhe dy djemtë më të vegjël kishin rreth një muaj që qëndronin në verim në shtëpinë e tyre në mal, ndërsa gruaja dhe 2 vajzat e tjera vazhdonin të qëndronin në fshatin pranë Shkodrës.
(Artikullin e plotë e lexoni ne gazeten “Panorama” ne numrin e sotëm të versionit print).
© Panorama.al











