Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky u shpreh se çdo vend duhet të jetë i përgatitur për një sulm të mundshëm nga Rusia.
Në konferencë të përbashkët me kryeministrin Edi Rama, Zelensky u shpreh se Putini është një vrasës, duke e krahasuar atë me Hitlerin.
Që ai të zmbrapset- u shpreh- Zelensky duhet përballje dhe luftë, duke bërë thirrje edhe për mbështetje në armatime.
“Është e rëndësishme për ne që të vazhdojmë të qëndrojmë të fortë sepse nuk kemi as kohë e as alternativa. Sepse të gjithë ne na duhet që të përballemi me një vrasës. Thjeshtë vrasës. Kaq. Hitleri. Hitleri, pjesa 2. Nëse po flasim për Netflix bëhet fjalë.
Pra është vërtetë një rrezik i madh që i kanoset jetës sonë dhe unë nuk do doja kurrë që të ndodhë e kundërta, por unë besoj që të gjithë ne duhet të përgatitemi që të jemi të fortë. Të përgatitemi për luftë apo për paqe nuk është aq e rëndësishme, por është e rëndësishme që të përgatitemi për hapat e tjerë që do të ndërmarë Putini. Në rast se nuk e bëjmë këtë, ose në rast se ne duam që ai të mos t’ia dalë mbanë, atëherë ne duhet të përgatitemi që ai të zmbrapset. Ne duhet të përgatitemi për luftë natën, ditën me armatime dhe natyrisht, Kryeministri e tha që lufta nuk ka distancë. A është në agim apo në mes të natës, në mesnatë sepse mendoni sikur t’ju luftojnë në mes të natës. Pra ju duhet të jeni të përgatitur në rast se ju hedhin raketa. Ne duam të jemi të fortë dhe ne Putinin do ta mundim”, tha Zelensky.
Si i komenton deklaratat e Macron
Zelensky komentoi edhe deklaratat e Macron për mundësinë e futjes së trupave të NATO-së në Ukrainë, por nuk dha detaje. Sipas tij detajet në lidhje me atë që është diskutuar në samit, do t’i mësojë gjatë vizitës së radhës së Macron në Ukrainë.
“Së pari kam patur një takim shumë të mirë me presidentin Makron, dhe ishte një takim me shumë nisma. Vërtet jo një nismë, apo dy nisma, por shumë prej tyre dhe do të flas për të gjitha ato. Për shembull koalicioni për artilerinë, ky me SHBA-në por edhe me partnerë të tjerë, pra gjëra shumë konkrete.
Ne duhet të mbijetojmë dhe që të mbijetojmë për Ukrainën do të thotë që të kemi edhe ndihma konkrete dhe kjo është shumë e rëndësishme, prandaj nuk mund të ndaj me ju për shembull shifrën për artileri ose për armatime të tjera që ne mund të kemi. Pra, ne na duhet që të mbijetojmë. Çfarë do të thotë kjo? Kjo do të thotë që gjithçka qe ne kemi vendosur, gjithçka, çdo lloj ndihme duhet të na arrijë ne në kohë”, u shpreh Presidenti.
Pjese nga konferenca:
Pyetje: Një sugjerim ka ardhur nga Presidenti Macron që mund të jetë opsion që të ketë trupa nga vendet perëndimore në Ukrainë, pavarësisht se dolën katër vende evropiane kundër kësaj deklarate. A ka diskutime që po ndodhin brenda për brenda aleateve në lidhje me këtë çështje dhe cila është përgjigjja e vendeve aleate në Perëndim. Dhe cila është dhe situata sa i përket armatimeve në këtë moment. Zoti President thjeshtë për ta bërë jetën tonë më të lehtë, ndoshta më e mira do të ishte të flisnit anglisht nëse është e mundur dhe më falni, por edhe një pyetje për kryeministrin e Shqipërisë.
President i Ukrainës: Faleminderit për pyetjen tuaj. Së pari kam patur një takim shumë të mirë me presidentin Makron, dhe ishte një takim me shumë nisma. Vërtet jo një nismë, apo dy nisma, por shumë prej tyre dhe do të flas për të gjitha ato. Për shembull koalicioni për artilerinë, ky me SHBA-në por edhe me partnerë të tjerë, pra gjëra shumë konkrete.
Ne duhet të mbijetojmë dhe që të mbijetojmë për Ukrainën do të thotë që të kemi edhe ndihma konkrete dhe kjo është shumë e rëndësishme, prandaj nuk mund të ndaj me ju për shembull shifrën për artileri ose për armatime të tjera që ne mund të kemi. Pra, ne na duhet që të mbijetojmë. Çfarë do të thotë kjo? Kjo do të thotë që gjithçka qe ne kemi vendosur, gjithçka, çdo lloj ndihme duhet të na arrijë ne në kohë.
Kjo është nisma më e mirë e të gjithëve që t’i sillni armatimet në kohë. Nëse mundeni. Pra nëse është marrë vendimi që të na mbështesni, atëherë kjo është çështja që lind dhe nëse do të fitojmë apo jo do varet nga kjo pikë dhe prandaj, ai pati shumë vendime, si të ndryshohet aspekti kohë, si të forcohet Ukraina në fushat e betejës. Pra, ne folëm shumë për çështje të inteligjencës, për drone, bashkëprodhim, gjëra teknike.
Ndërsa pyetja tjetër që ju më bëtë. Unë nuk kam qenë në Samit dhe ai më tha që u fol për disa ide të tjera, të reja, se si mund të fuqizohet Ukraina dhe tha që do t’i ndajë këto ide me mua kur të kthehet në Ukrainë.
Më duket se më tha zyrtarisht se do të vijë në Ukrainë në mes të të këtij muaji apo muajin tjetër. Në mars atëherë. Në mes të marsit do të kthehet. Nga data 24 shkurt të gjitha ditët janë njësoj dhe janë një ditë e vetme për ne, prandaj më falni se nuk e mbaj mend datën e sotme dhe mendoj që ai do t’i ndajë këto ide me mua kur të takohemi dhe atëherë do të mund t’i përgjigjem pyetjes tuaj sepse do të njoh me hollësi planin e tij.
Por gjëja më e rëndësishme për t’u kuptuar është që kur ne e ndajmë me njëri-tjetrin nisma, iniciativa nga më të ndashmet, të gjitha këto janë si të themi hapi hapi i dytë, i katërt. Por hapi i parë është mbrojtja, pra që ne të jemi të fort në front. Është e rëndësishme kjo sepse tashme ne kemi disa pyetje për këto paketat me partnerët tanë, partnerë europianë dhe SHBA dhe natyrisht e falënderojmë SHBA-në për udhëheqjen që ata kanë treguar, por edhe për partnerët europain, edhe për partnerët të tjerë europian, si Mbretëria e Bashkuar, por sot ama është e rëndësishme për ne që të vazhdojmë të qëndrojmë të fortë sepse nuk kemi as kohë e as alternativa. Sepse të gjithë ne na duhet që të përballemi me një vrasës. Thjeshtë vrasës. Kaq. Hitleri. Hitleri, pjesa 2. Nëse po flasim për Netflix bëhet fjalë.
Pra është vërtetë një rrezik i madh që i kanoset jetës sonë dhe unë nuk do doja kurrë që të ndodhë e kundërta, por unë besoj që të gjithë ne duhet të përgatitemi që të jemi të fortë. Të përgatitemi për luftë apo për paqe nuk është aq e rëndësishme, por është e rëndësishme që të përgatitemi për hapat e tjerë që do të ndërmarë Putini. Në rast se nuk e bëjmë këtë, ose në rast se ne duam që ai të mos t’ia dalë mbanë, atëherë ne duhet të përgatitemi që ai të zmbrapset. Ne duhet të përgatitemi për luftë natën, ditën me armatime dhe natyrisht, Kryeministri e tha që lufta nuk ka distancë. A është në agim apo në mes të natës, në mesnatë sepse mendoni sikur t’ju luftojnë në mes të natës. Pra ju duhet të jeni të përgatitur në rast se ju hedhin raketa. Ne duam të jemi të fortë dhe ne Putinin do ta mundim.
Kjo është iniciativa jonë, kjo është nisma që ne kemi dhe nëse ka iniciativa, jo vetëm në Europë, por në të gjithë botën që e fuqizojnë Ukrainën, atëherë janë të mira për të gjithë botën.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al