Kryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ndodhet sot ne Dubrovnik, ku do të marre pjesë në Samitin e Kroacisë.
Gjatë qëndrimit në Dubrovnik, kryeministri Hashim Thaçi pritet të zhvillojë takime me kryetarin e Kroacisë, Ivo Josipoviq dhe me kryeministren Jadranka Kosor, behet e ditur nga zyra për informim e qeverisë.
Kryeministri Hashim Thaçi thuhet në njftim do të zhvillojë takime edhe me pjesëmarrës tjerë të këtij samiti. Në Samitin e Kroacisë marrin pjesë përfaqësues të Bashkimit Evropian dhe liderët shtetërorë të vendeve të rajonit.
© Panorama.al











