“Dua të kthehem në shtëpi”, Skuka tregon në konferencën e prezantimit: Çdo ditë mendoja vetëm që të luaja për Metz dhe kombëtaren

Jan 26, 2023 | 17:36
SHPËRNDAJE

Xhuliano Skuka është prezantuar sot para mediave nga skuadra e Metz, që ka organizuar një konferencë për shtyp, ku lojtari ka folur për këtë kthim në Francë. “Kthim në shtëpi”, siç e ka cilësuar vetë lojtari i cili tregoi se pikërisht fakti që oferta i kishte ardhur nga ky ekip, e kishte bërë të mos merrte në konsideratë mundësitë e tjera.

skuka

“Kisha oferta të tjera, nga ekipe të tjera. Por kur menaxheri im më tha “A preferon Metzin apo ekipe të tjera?”, i thashë “Dëgjo, unë dua të kthehem në shtëpi”.

Unë kam qenë më parë këtu, kam luajtur edhe futboll. Kam qenë pjesë e ekipit Devant-les-Ponts. Pastaj e kam filluar nga zero siç i thuhet, e kam filluar me një ekip në Shqipërinë në kategorinë e dytë atje. Pastaj me punë, ja ku jam. Në fakt kam besim te vetja, kam shumë besim te vetja. Por duhet të kesh edhe fat, është normale.

Ëndërr që realizohet? Normale, kur kam qenë pjesë e Devant-les-Ponts, mendoja çdo ditë që të luaja te Metz dhe për ekipin tim kombëtar. Ndaj është një ëndërr që bëhet realitet.

skuka

Ekipi këtu më ka afruar shumë shpejt, të gjithë janë treguar të gatshëm, lojtarët, stafi, të gjithë. Më kanë afruar dhe jam ndjerë si në shtëpi.

Nuk di të them kush është lojtari që më frymëzon, por ka lojtarë që më pëlqejnë si Benzema e Levandovski. Janë lojtarë të cilët janë dominues në terrenin e lojës”, tha Skuka në konferencën e prezantimit te Metz.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura