Dua Lipa nderoi rrënjët shqiptare në dasmën e saj në Palermo, morën pjesë disa anëtarë të komunitetit arbëresh! Dhurata simbolike që i bënë

Jun 9, 2026 | 13:30

Me rastin e dasmës së saj me aktorin anglez Callum Turner, e cila u zhvillua në Villa Valguarnera në Bagheria të Palermos, Dua Lipa nderoi rrënjët shqiptare me një gjest të veçantë, duke ftuar komunitetin arbëresh të Piana degli Albanesi.

dua lipa callum turnerNjë grup prej 10 vajzash morën pjesë në dasëm me veshjet e tyre tradicionale, ndërsa magjepsën të ftuarit me tingujt e muzikës arbëreshe.

Sipas raportimeve, ylli i muzikës pop kishte shprehur dëshirën për të veshur veshjen tradicionale arbëreshe, por axhenda e saj e ngjeshur e pengoi atë.

imazh

Ata i dhuruan një palë vathë tradicionalë arbëreshë “Panieri”, të realizuar nga mjeshtrit argjendarë të Gli Ori di Piana Lucito.

Dhurata simbolizon trashëgiminë kulturore dhe identitetin arbëresh, duke përcjellë një pjesë të historisë dhe traditës së komunitetit.

Mund të jetë një imazh që përshkruan bizhuteri dhe teksti vijues "會 ORIDIPIANA ORIDIPIANA ORI DI PIANA LUCITO 1967"

Dua Lipa and Callum Turner rock Sicily with days long wedding bash | CNN

 

© Panorama.al

Te lidhura