Sarandë, pako me drogë në Kanalin e Korfuzit

Jul 10, 2012 | 10:18
Ilustruese

SARANDE- Gjenden 25 pako me droge te hedhura ne kanalin e Korfuzit. Sipas policise greke te Korfuzit, e cila ka kapur drogen, mesohet se ne pako kishte gjithsej  67 kg 100 grame hashash, i cili u gjet midis midis Korfuzit dhe Igumenices, 300 metra larg ishullit Pagania.

Droga eshte pare fillimisht nga skafi grek, “Evgenia” qe ka njoftuar policine greke. Dyshohet se droga eshte hedhur nga nje skaf i nisur nga Saranda.

Policia greke ka nisur operacion te gjere nga deti dhe toka per kapjen e skafit, por edhe gjetjen e sasise tjeter te droges.  Shpresa DINE

© Panorama.al

Te lidhura