Droga, policia italiane arreston 10 shqiptarë

Jul 10, 2012 | 21:13
Pamje nga aksioni i sotem i policise italiane

BRINDISI- Dhjetë shqiptarë dhe pesë italianë janë arrestuar nga Guarda Di Finanza në një aksion anti-drogë. Grupi kriminal transportonin drogë Shqipëria për në Itali. Për qëllimet  e tyre kriminale, policia saktëson se grupi merrej edhe me tregti armësh.

Arrestimet janë kryer nga policia e Brindisit, e cila kishte nisur edhe hetimet pe grupin kriminal.

Droga, sipas hetuesve, shpërndahej kryesisht në klubet e natës dhe disko. Policia ka sekuestruar edhe 700 gram kokainë. Policia tha gjithashtu se ka bërë një konfiskim pasurie dhe makinash në një total prej 250 mijë euro.

© Panorama.al

Te lidhura