Në vendkalimin Karasoviqi mes Kroacisë dhe Malit të Zi janë ndaluar tre shtetas shqiptarë në tentimin e tyre për të hyrë në territorin kroat me një sasi të madhe droge.
Policia kufitare e rajonit të Dubrovnikut bëri të ditur se në bagazhin e makinës që drejtohej nga një shtetas shqiptar dhe dy shoqërues të tij janë gjetur 45 pako drogë të llojit marihuanë me një peshë prej 24 kilogramësh.
Makina drejtohej nga një 30 vjeçar, emri dhe të dhënat e të cilit nuk janë publikuar, ndërsa dy të tjetër janë të moshës 26 vjeç.
Ndaj tre shtetasve shqiptarë është caktuar masë paraburgimi dhe hetime të mëtejshme. Policia kroate ka rritur masat e sigurisë në këtë pikë kufitare ku brenda dy muajve të fundit janë kapur disa shtetas shqiptarë me lëndë narkotike. (INA)
© Panorama.al











