Martesa ndërmjet Drogbasë dhe Milanit mund të ishte celebruar vite më parë. Megjithatë, mund të shndërrohet në realitet tani që Çelsi ka blerë sulmuesin Lukaka, i cili shikohet si trashëgimtari i sulmuesit nga Bregu i Fildishtë, nga blutë e Londrës. Në shtëpinë kuqezi nuk po kërkojnë një sulmues. Por me Inzagin, që dëmtohet vazhdimisht, dhe Paloskin i cili nuk ofron garancitë e mjaftueshme, zëvendësuesi i Ibrës shndërrohet në një prioritet në shtëpinë kuqezi, sidomos nëse ikën Kasano. Si rrjedhojë, administratori i Milanit, Adriano Galiani me shokë shikojnë te Drogba zëvendësuesin ideal të Zlatan Ibrahimoviç, kur ku i fundit të jetë i lodhur apo i dëmtuar. Për nga karakteristikat teknike, Drogba ngjason me suedezin, madje edhe tek Çelsi u mësua të duelonte me Fernando Toresin. Galiani është i bindur se i vetmi sulmues në qarkullim që mund të bëjë të njëjtin volum loje si Ibrahimoviç është Drogba.










