Ai është një tjetër vlonjat që, edhe pse hyri vonë në lojën e “Big Brother”, arriti të spikasë. Nuk ishte ndër të preferuarit e Ermalit dhe Françeskës, por gjithsesi bisedat me ta nuk munguan brenda shtëpisë. Aspak i ndikuar nga ky fakt, ai tregon çfarë di për 19-vjeçaren nga Vlora dhe si e sheh lidhjen e saj me Ermalin.
Edhe pse ishte patriotja jote, në shtëpi Françeska bëri politikën për të të nominuar ty. Pse?
E vërtetë, dhe me sa vura re nga bashkëjetesa ime me banorët e BB5, pashë që Françeska nuk di t’i njohë njerëzit. Më ka ofenduar një herë me fjalën “katunar”, por do i them se nëse ajo mendon për mua se jam “katunar”, le të pyesë si fillim për origjinën e saj, pastaj të flasë për mua. Unë e kam respektuar si vlonjate, po të flisja për të thjesht do ulja veten.
Kjo që thua, tregon se ti nuk ke konsideratë për Françeskën. Meqë vini nga i njëjti qytet, çfarë dije për Françeskën para se të hyje në lojë?
Të them të drejtën, nuk isha informuar, pasi ajo është shumë e vogël në moshë krahasuar me mua. Po në fund të fundit, cila është Franceka që unë t’i jap kaq shumë rëndësi?!
Pikërisht këtë pyetje po ju bëjmë, cila është Françeska sipas teje?
Françeska është vërtet një vajzë vetëm 18 vjeç, por e pjekur para kohe për djallëzi. Publiku mund ta gjykojë vetë, me aq sa ka dëgjuar nga bisedat që ajo ka bërë për veten në BB5, duke u bazuar në ato çfarë ka thënë ajo për veten, në bisedat që ka bërë me banorët e tjerë.
E çfarë nuk të ka pëlqyer në bisedat e saj me banorët e tjerë?
Të them të drejtën, mua personalisht nuk më duket normale, që kur je e lidhur me një mashkull, të flasësh për lidhjen e mëparshme. Françeska e ka bërë këtë aty brenda, dhe mendoj që nuk ia vlen të komentohet më pas kësaj.
Ty personalisht të ka folur për ish-të dashurin e saj, çfarë di ti për të?
Nuk e di kush ka qenë ky djalë, që ajo e ka ende në mendje, por e di që ka folur me vajzat në shtëpi për të. Unë personalisht nuk di më shumë, nuk kam dëgjuar ndonjëherë dhe nuk e kam pyetur atë personalisht. Kam diskutuar me Françeskën në lidhje me rrëfimet e saj, dhe në një farë mënyre e kam këshilluar, ndërsa i kam thënë të ketë kujdes.
Duket se vë në dyshim respektin e saj ndaj Ermalit kështu, si të dashurin e saj aktual?
Po. Mendoj që ajo është lidhur me një mashkull dhe nuk di ta respektojë atë lidhje që ka. E njëjta gjë vlen të tuhet dhe për Ermalin ndaj Françeskës. Për mua si mashkull, nëse femra me të cilën do kisha lidhje, do të fliste për një ish, unë s’do e kisha vazhduar më tej, pasi bisedat e saj tregonin mungesë respekti. Ermali e ka pranuar këtë fakt, gjë që e vë në pikëpyetje seriozitetin e lidhjes së tyre.











