Dreus në DW: Në veri të Kosovës, tregti armësh, droge e njerëzish

Aug 27, 2012 | 12:31

Komandanti në largim i KFOR-it, gjenerali gjerman Erhard Dreus, tha se kontingjenti i ri rezervë gjermano-austriak do të ketë përgjegjësi për pjesën më të madhe të veriut të Kosovës dhe ka shtuar se 95 për qind e popullsisë serbe atje nuk dëshiron konflikt të hapur. Ai tha për “Deutsche Welle” se në fund të shtatorit në Kosovë do të zbarkojnë 550 ushtarë gjermanë dhe 150 austriakë, të angazhuar në kuadër të batalionit rezervë ORF, i cili duhet të zëvendësojë kontingjentin italian. Sa për Veriun, “Aty zhvillohet tregti ilegale e çdo lloji: tregtohen armë, drogë dhe njerëz. Dhe kur këto ‘biznese ilegale’ ndërpriten, atëherë fillojnë konfliktet që mund të sjellin edhe viktima”, shtoi Dreus, i cili pritet të zëvendësohet në shtator nga gjenerali i ri gjerman, Volker Haljbauer.

© Panorama.al

Te lidhura