Një pamje brutale për publikun, por mesa duket është pjesë e sistemit të Drejtësisë në Afganistan. Njeriu i varur është personi që vrau vëllain e Presidentit afgan, Hamid Karzai, në shtëpinë e tij. Një grup njerëzisht me veshje civile e varën kufomën e vrasësit në një mur të Kandaharit për rreth 20 minuta dhe më pas e hoqën atë. Ahmed Uali Karzai u vra të martën nga njeriu që ka qenë në fisin dhe në shtëpinë e tij dhe i ka shërbyer me “besnikëri” për shtatë vjet. Në të vërtetë, ai ishte i infiltruar i talibanëve që priste momentin e duhur për të goditur. Talibanët e kanë quajtur këtë një nga operacionet e tyre më të suksesshme. Vëllai i Presidentit ishte një nga njerëzit më të fuqishëm të Kandaharit, pikë e fortë e luftës me talibanët. Pesë persona të tjerë u vranë dje në ceremoninë përkujtimore të tij, kur një taliban shpërtheu një bombë.











