Dramë e Interit dhe Bajernit, humbin në fund

Feb 23, 2012 | 13:16

Bazeli shokon Bajernin në minutat e fundit, duke i marrë një fitore në ndeshjen e parë të Kupës së Kampioneve. Bavarezët u surprizuan në momentin e tyre më të mirë nga goli i Stoker, shënuar në minutën e 86-të të takimit. Me këtë rezultat zviceranët shkojnë në ndeshjen e kthimit me mundësi më të mëdha kualifikimi, pasi pluri-kampionëve gjermanë do t’u duhet me çdo kusht që të fitojnë minimalisht 2-0 dhe mundësisht të mos pësojnë gol. Sakaq, nuk ka bërë më mirë Interi i Klaudio Ranierit në fushën e Marsejës. Duke qenë se vinin nga disa humbje fatale në kampionat, zikaltrit u munduan të bëjnë kthesën, por humbën në sekondat e fundit të takimit. Ajev shënoi golin e vetëm të ndeshjes për francezët, duke shokuar kështu italianët.

© Panorama.al

Te lidhura