Të tjera detaje kanë dalë rreth akt-akuzësh prej 49 faqesh ndaj ish-presidentit të SHBA, Donald Trump.
Sipas mediave të huaja, aktakuza akuzon Trumpin se ka injoruar me dashje kërkesat e Departamentit të Drejtësisë për të kthyer dokumentet që kishte marrë.
Aktakuza kundër ish-presidentit amerikan Donald Trump u lëshua të premten, duke zbuluar 37 akuza për krime që lidhen me trajtimin e dokumenteve të klasifikuara të marra gjatë mandatit të tij.
Në mesin e dokumenteve të gjetura në shtëpinë e Trumpit në Mar-a-Lago, kishte dosje shumë të ndjeshme mbi aftësitë bërthamore të SHBA-së, si dhe ato të vendeve të tjera.
“Zbulimi i paautorizuar i këtyre dokumenteve të klasifikuara mund të rrezikojë sigurinë kombëtare të Shteteve të Bashkuara”, tha Departamenti i Drejtësisë.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al