Doruntina Hoxha: Miss Suedia, një mundësi që të realizoj dëshirat e mia

May 20, 2012 | 13:38

E lindur dhe e rritur në Suedi, vajza me prejardhje nga Kosova, Doruntina Hoxha, synon të fitojë kurorën e më të bukurës në vendin skandinav, për të përfaqësuar Suedinë në ”Miss World”. Është vetëm 18 vjeçe dhe jeton në Stokholm. ‘’Unë jam një vajzë që kam shumë ambicie, e gëzuar dhe shumë pozitive. Kam pasur gjithmonë ëndrra të bëj gjëra të mëdha dhe mendoj që kjo garë do më përshtatet shumë për të realizuar ëndrrat e mia. Mes prezantimit të saj për spektaklin e bukurisë, Doruntina tregon se, nëse ajo fiton kurorën e më të bukurës, atëherë lloji i dashurisë të cilën do ta donte, është: ‘’Gruaja për gruan, UNICEF, megjithatë do ishte ideale nëse unë do të drejtoja organizatën ku familjet janë në fokus’’, ka thënë më tej bukuroshja Hoxha. Ndërkohë që finalja e madhe është në prag, Doruntina thotë: ‘’Kam lindur në Suedi, këtë vit mbaroj shkollën e mesme dhe kam konkurruar në Universitetin e Stokholmit, drejtimi Gazetari. Planet e mia për të ardhmen janë që, krahas studimeve, të punoj për bamirësi të njerëzve që kanë nevojë për ndihmë. Për mua, ky konkurrim është një mundësi e mirë të realizoj dëshirat e mia për të ndihmuar njerëzit, të cilët kanë nevojë për ndihmë. Asnjëherë më parë nuk kam marrë pjesë në konkurse të tilla, sepse kam qenë e zënë me mësime dhe shkolla ka qenë në rendin e parë”. Nëse Doruntina fiton këtë konkurs, do të jetë shqiptarja e parë e cila përfaqëson një shtet tjetër në ”Miss Bota”.

© Panorama.al

Te lidhura