Dorëheqja e Spahiut, Topi: E respektoj aktin e tij

Feb 10, 2012 | 18:05

Presidenti i Republikës Bamir Topi, njëkohësisht edhe kryetari i Këshillit të Lartë të Drejtesisë tha se, dorëheqja e nënkryetarit të KLD-së, Kreshnik Spahiu është një e drejtë e tij individuale dhe si e tillë duhet respektuar.

“Unë respektoj aktin e tij”- është shprehur Topi.

I pyetur nga gazetarët lidhur me ligjshmërinë e Komisionit Parlamentar për shkarkimin e tij, Topi kërkoi që të mos interferonte në këtë çështje.

“Me sa kam dëgjuar sot, zoti Spahiu e ka dërguar në Gjykatën Kushtetuese. Nëse nuk do ta kishte në Gjykatën Kushtetuese, unë mund të kisha dhënë një mendim timin personal. Për sa kohë është në Gjykatën Kushtetuese, për ta respektuar atë institucion që është garanti i Kushtetutës, të presim të shprehet. Sigurisht që do të shprehet më mirë se unë. Do të shprehet si Institucion dhe me të gjitha termat bazë juridike për këtë çështje.”- ka thënë Presidenti.

Institucionet nuk mund të qëndrojnë me vende vakante, ndaj me siguri në mbledhjen më të afërt do të kemi një emër tjetër, përfundoi Presidenti.

Mëngjesin e sotëm nëpërmjet një deklarate për shtyp, nënkryetari i KLD-së, Kreshnik Spahiu lajmëroi dorëheqjen e tij nga detyra.

Në deklaratën për mediat, Spahiu ka pranuar se per 4 vite eshte gjendur perballe presionit te pushtetit dhe ka njoftuar se sot i drejtohet Gjykatës Kushtetuese si “i vetmi arbitër që të zgjidhë konfliktin mes dy pushteteve dhe për t’i thënë stop veprimtarive antikushtetuese”. Për t’i hapur rrugë një vendimi të paanshëm, ai beri me dije se largohet nga detyra, duke garantuar se nuk kthehet edhe sikur vendimi të jetë në favor të tij.

© Panorama.al

Te lidhura