Dorëheqja e Barnier/ Presidenti Macron i adresohet popullit francez: Emrin e kryeministrit do ta shpall ditët në vijim

Dec 5, 2024 | 20:33
SHPËRNDAJE

Presidenti Emmanuel Macron i është drejtuar kombit pas dorëheqjes së kryeministrit francez.

lcimg-27647cb3-706f-4962-b55a-4d06c0df92a1 (1)

Ai falënderoi Michel Barnier, për të cilin thotë se ishte personi i duhur për të lundruar në parlament, për kohën e tij në këtë rol.

Macron tha se në mbajtjen e një votimi mosbesimi ndaj qeverisë së Barnier, e djathta dhe e majta ekstreme u bashkuan në një front “anti-republikan”.

Ndër të tjera ai shprehu se emrin e kryeministrit të ri rtë Francës do ta shpallë ditët në vijim.

Macron gjithashtu ka përjashtuar mundësinë e dorëheqjes, duke thënë se ai do të qëndrojë në pushtet deri në fund të mandatit të tij në 2027.

“Ju më keni dhënë një mandat demokratik prej pesë vjetësh dhe unë do ta zbatoj plotësisht deri në mandatin e tij,” tha ai.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura