Dy gola të Ahmed Januzit i dhuruan Vorskla Poltava kualifikimin në turin e tretë të Ligës së Europës. Ukrainasit fituan 3-0 me Glentoranin e Irlandës së Veriut, ndërkohë që dhe takimin e parë e kishin fituar 2-0, me golin e dytë të shënuar po nga sulmuesi kosovar. Golin e parë Januzi e shënoi në minutën e 33-të, ndërsa të dytin në minutën e 73-të. Golin e dytë për Vorsklën e realizoi Kurilov (36′). Në këtë ndeshje luajti edhe mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Armend Dallku. Në turin e tretë, Vorskla do të përballet me irlandezët e Sligo Roversit. Karabak i dy lojtarëve të Kombëtares shqiptare, Ansi Agolli dhe Admir Teli barazoi 0-0 me ekipin nga Ishujt Faroe, EB/Streymur. Në turin e tretë, Karabak do të përballet me belgët e Bryzhit. Khazar e Elvin Beqiri barazoi 0-0 me izraelitët e Makabi Tel Aviv, por skuadra azerbajxhanase u eliminua pasi kishte humbur ndeshjen e parë 3-1.











