Donald Trump ka emëruar këshilltaren e tij të fushatës Susie Wiles si shefe të kabinetit, pozicioni më i lartë i zgjedhur në Shtëpinë e Bardhë.
Në fjalimin e tij të fitores, Trump tha se ajo “sapo më ndihmoi të arrij një nga fitoret më të mëdha politike në historinë amerikane” dhe “është e ashpër, e zgjuar, novatore dhe është e admiruar dhe e respektuar botërisht”.
Ja çfarë dihet për gruan që presidenti i zgjedhur republikan e quajti “mbretëresha e akullit”:
-Më pak se një vit pasi Wiles filloi të punonte në politikë, ajo iu bashkua fushatës së Ronald Reganit përpara zgjedhjeve të tij në 1980
-Në vitin 2010, ajo ndihmoi që Rick Scott, një biznesmen i atëhershëm me pak përvojë politike, te behej guvernator i Floridës në vetëm shtatë muaj. Scott tani është një senator amerikan
-Wiles u takua me Trump gjatë zgjedhjeve presidenciale republikane të vitit 2015 dhe u bë bashkëkryetar i fushatës së tij në Florida.
-Guvernatori i Floridës Ron DeSantis, i cili e vendosi atë në krye të garës së tij të suksesshme dy vjet më vonë, e përshkroi Wiles si “më të mirën në biznes”.
-Gjyshja 67-vjeçare – e cila është vajza e lojtarit dhe transmetuesit të ndjerë amerikan Pat Summerall – e ka përshkruar veten si të ardhur nga një sfond politik “tradicional”.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al