Doli nga burgu me leje, por i dënuari me dy emra nuk kthehet më në qeli pas përfundimit të afatit

Dec 5, 2024 | 13:17
SHPËRNDAJE

Një i dënuar me burg, i cili kishte përfituar nga leje, është arratisur duke mos u kthyer më në qeli pas përfundimit të afatit.

burgu rrogozhines

Sipas Drejtorisë së Burgjeve, 46-vjeçari Erjon (Sefer) Markol (Markola) nuk është paraqitur në kohën e caktuar në burgun e Rrogozhinës pas përfundimit të lejes shpërblyese.

Ndërkohë, atij i ka mbetur për të vuajtur edhe 3 vite dhe 11 muaj burg nga dënimi i dhënë nga Gjykata e Tiranës.

Ndaj 46-vjeçarit është shtuar edhe akuza për veprën penale “ Largimi nga vëndi vuajtjes së dënimit.

Njoftimi:

Institucioni i Ekzekutimit të Vendimeve Penale (IEVP) Rrogozhinë njofton se shtetasi Erjon (Sefer) Markol (Markola), i biri i Ali dhe Zahide, i datëlindjes 01.09.1978, banues në Tiranë, nuk është paraqitur në kohën e caktuar pas përfundimit të lejes shpërblyese.

Ky shtetas, është dënuar me vendimin Nr. 2844, datë 01.12.2022 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale të parashikuar nga neni 76/22 i Kodit Penal. Aktualisht, i kanë mbetur për të vuajtur 3 vjet e 11 muaj burgim.

Sipas rregullores, ai është përfiturs i lejës shpërblyese dhe duhet të kthehej në institucion më datë 02.12.2024, në orën 13:00. Mosparaqitja e tij brenda afatit ka detyruar IEVP Rrogozhinë të depozitojë një kallëzim penal për këtë rast, në ngarkim të tij për veprën penale “ Largimi nga vëndi vuajtjes së dënimit” parashikuar nga neni 323 i Kodit Penal dhe materialet përkatëse i janë përcjellë Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Pavarsisht kësaj ngjarjeje Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve është e përkushtuar dhe e angazhuar në programet reabilituese dhe rintegruese për të dënuarit dhe të paraburgosurit.

Kush është i dënuari

Erjon (Sefer) Markol (Markola) është arrestuar në korrik 2021. Ngjarja ku është përfshirë i dënuari ka ndodhur më datë 31 mars 2021, në bulevardin “Migjeni”, ku ka plagosur me thikë shtetasin me iniciale A. Xh..

Gjithashtu rezultonte i dënuar më parë në Shqipëri dhe Gjermani për akuzën e plagosjes së rëndë me dashje.

“Kapet dhe ndalohet një 44-vjeçar me rrezikshmëri të lartë shoqërore në fushën e krimeve kundër jetës, brenda dhe jashtë vendit.  Në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim kombëtar dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë ligjore, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, pas një pune të mirorganizuar, lokalizuan, kapën dhe ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim kombëtar: E.(S). M.(M.), 44 vjeç, i dënuar më parë në Shqipëri dhe në Gjermani, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”. 

Ndalimi i këtij shtetasi u bë sepse ishte shpallur në kërkim nga Komisariati i Policisë Nr. 6, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë i ka caktuar masën e sigurimit “Arrest në burg” në mungesë, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”, sepse më datë 31.03.2021, në bulevardin “Migjeni”, ka plagosur me thikë shtetasin A. Xh. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme”, njofton Policia në korrik 2021.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura