Burri, i cili u akuzua se dogji për vdekje të dashurën e tij, atleten olimpike nga Kenia Rebecca Cheptegei ka ndërruar jetë në spital, raporton Sky News.
Sipas mediave vendase, Dikson Ndiema vdiq të hënën mbrëma në njësinë e kujdesit intensiv ku ndodhej i shtruar pasi pësoi gjithashtu lëndime nga sulmi me benzinë që i bëri gruas së tij.
The Star raporton se atletja Cheptegei pësoi djegie në 80% të trupit të saj ndërsa Ndiema pësoi mbi 30% djegie.
Rebecca Cheptegei vdiq të enjten e kaluar pasi u plagos rëndë pas një mosmarrëveshjeje të supozuar në Kenia për tokën.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al